Gjykata merr vendim për dy të miturit që dhunuan 11-vjeçaren

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturve G.J dhe XH.S, të cilët dyshohen për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë. Gazeta Sinjali raportoi se dy të dyshuarit, 17-vjeçarë janë dorëzuar dje në Polici, pasi u shpallën në kërkim. 

Ndaj tyre, gjyqtarja e procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj një të miture dhe me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia, ekziston rreziku që të njëjtit do ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë  provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuaren dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtit në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”, njoftoi Gjykata. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *