Besnik Pjetri është i riu i cili mbrëmjen e djeshme në fshatin Grykë e Zezë të Lezhës vrau me armë zjarri ish-vjehrrin Pjerin Përjaku dhe ish-kunatin Gent Përjaku.
Babë e bir ishin kthyer dje nga Italia. Ai u shkoi në banesë pas një konflikti me ish-gruan dhe u fha fund jetëve të tyre.
Mësohet se ata kishin konflikte për pasurinë dhe pronat. Pjetri kishte 6 vite që ishte divorcuar me ish-bashkëshorten ndërkohë që janë prindër të dy vajzave.
Ky i fundit ka bërë dy vite burg në Itali pas denoncimeve të ish-bashkëshortes për shkak të konflikteve të shumta që kishin.