Menaxheri Faton Shoshi përpos angazhimeve tjera, për vite të tëra ka qenë “game changer” edhe në industrinë e muzikës.
Artistët më në zë përgjatë menaxhimit të tij kapën zenite të reja të karrierës, me hite të pakontestueshme.
Së fundmi, Fatoni duket ta ketë lënë anash pak këtë pjesë.
Por, me shumë gjasë, jo përgjithmonë!
Se Shoshi mund të jetë duke u rikthyer, na e ka lënë të kuptohet Jetmir Agaj, menaxheri i artistit Azet.
Ai ka postuar një fotografi në Instagram me Fatonin duke pasur një pyetje direkte për ndjekësit.
“A jeni gati” – është shprehur ai duke nxitur kurreshtje dhe pikëpyetje se çfarë mund të jetë duke ardhur!
Jemi gjithë sy e veshë. Është e sigurt që nuk do zhgënjehemi!