Edhe këtë e bëjnë njerëzit e Putinit, veterani rus mban në dorë kafkën e ushtarit të vrarë ukrainas – thotë se me të do të bëjë një gotë 

Ky është momenti rrëqethës kur një veteran pro-Putinit, shfaqet në skenë duke mbajtur në dorë kafkën e një ushtari të vrarë ukrainas – duke kërcënuar se ky vend do të harrohet nga e tërë bota.

Igor Mangushev, 36-vjeç, mbante atë që thotë se ishte kafka e një luftëtari të regjimentit Azov që është vrarë në Mariupol në juglindje të Ukrainës – derisa me krenari e shfaqte para turmës, transmeton Telegrafi.

Pse atje nuk mund të ketë çfarëdo ribashkimi. Ukraina duhet të deukrainizohet. Tokat ruse të Novorossiya duhet të rikthehen. Ne nuk jemi në luftë me njerëzit nga gjaku dhe mishi. Jemi në luftë me idenë – Ukraina është një shtet kundër Rusisë”, tha veterani i Putinit.

E derisa e mbante kafkën në dorë ai është cituar nga Astra media duke thënë: “Ne jemi gjallë e ky ushtar është i vdekur. Le të digjet në ferr. Nuk ishte me fat. Me kafkën e tij do të bëjmë një gotë”.

Në kanalin e tij në Telegram, Mangushev haptazi bën thirrje për vrasjen e civilëve ukrainas, duke theksuar “do të djegim shtëpitë e juaja, familjet, merrni fëmijët dhe largohuni ose duhet t’i rritni si rusë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *