‘Plasin grushtat’ në ’Gizi Grill’ në Prishtinë, 8 persona përfundojnë në…

Përleshjet në lokale të ndryshme në kryeqytet dhe jo vetëm, sidomos pas mesnate janë të shpeshta. Këto raste jo rrallëherë eksalojnë në sulme brutale. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në lokalin e Gizzi Grill në qendrën tregtare Grand Store në Veternik, raporton Gazeta Sinjali. 

Në rrahje, motiv i së cilës dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e momentit, janë përfshirë tetë persona, të cilët kanë përfunduar në stacion policor, si të dyshuar për rastin. 

Burimet e Sinjalit thonë se të dyshuarit, në mesin e tyre disa edhe në gjendje të dehur, janë shoqëruar në Polici, ku kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me përleshjen në të cilën u përfshinë. 

Sinjali mëson se Prokurori i Shtetit ka vlerësuar se tre prej tetë të dyshuarve duhet të dërgohen në mbajtje, prandaj ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tyre në kohëzgjatje prej 48 orësh. Ata do të hetohen për veprën penale “lëndim trupor”. 

Kujtojmë se jo rrallëherë ndodhin incidente në këtë lokal që operon edhe gjatë natës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *