Fatjon Kuqari: Kam 8 muaj beqar vetëm për të rregulluar një problem timin

Konkurrenti i “Kepit të Tundimeve”, Fatjon Kuqari ka treguar sonte se prej tetë muajsh nuk është në një lidhje dashurie, për shkak të një “problemi” të tij.

Fatjoni tregoi se për shkak të paraqitjes apo mundësive të tij, është paragjykuar sikur ka shumë lidhje me vajza dhe kjo gjë atë po e pengon. Ai tregoi se kjo është “barrierë” që vajzat mos të kenë besim tek ai, por tha se po punon që të tregojë të kundërtën.

Për këtë shkak, ai ka 8 muaj që nuk është në një lidhje serioze, për të cilën tha se tashmë është gati.

“Duke qenë mashkull i paraqitshëm dhe me të gjitha mundësitë, të gjithë më kanë paragjykuar. Më thoni ti ke shumë goca. Në adoleshencë më ka pëlqyer kjo gjë.Duke u rritur dhe kuptuar, edhe jeta ndryshon dhe piqesh. Vjen një moment dhe kërkon diccka konkrete. Më ka ndikuar tek gocat e mira.Ka qenë ajo pjesa jo nuk kam besim tek ty se ti je ***. E kam peng këtë gjë, mund të them që kam 8 muaj këtë gjë, që nuk jam ky. Më ka lënë pak mbrapa sepse dua, jam 28 vjeç nuk e dua jetën aventurë gjithë kohës”- tregoi Fatjoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *