Burri ‘maniak’ shkon fshehtas të takojë prostitutën gjatë muajit të mjaltit me gruan 

Një burrë i sapomartuar ishte mes të arrestuarve gjatë një operacioni të policisë kundër trafikut njerëzor në SHBA, teksa ishte larguar natën nga hoteli ku po qëndronte me gruan për t’u takuar më një prostitutë.

Ironia e fatit bëri që ai të shpallej mes rreth 300 të ndaluarve për ‘nxitje prostitucioni’ nga autoritetet në Florida.

34 vjeçari drejtues biznesi Paul Turovsky, kishte kontaktuar online për t’u takuar me dikë që besonte se ishte prostitutë, të cilën do ta paguante për seks, njoftonte zyra e sherifit të Hillsborough.

Kështu që kur gruan e tij të re e zyri gjumi në dhomën e hotelit, ai besohet se doli vjedhurazi për të kryer jo vetëm ‘tradhtinë’ por dhe ‘aktivitetin kriminal’.

Por pa e ditur Turovsky, kishte kontaktuar me një detektiv të njësisë së policisë kundër trafikut njerëzor.

Kur ai mbërriti në Hyatt Hotel në Tampa për takimin, Turovsky u arrestua.

I sapomartuari ishte një nga 360 të dyshuar që janë arrestuar nga njësi prej fillimit të vitit, ku përfshihej dhe shfrytëzim seksual i vajzave nën 16 vjeç.

Autoritetet thanë se si pjesë e operacioni dy vajza, 16 e 17 vjeçare u shpëtuan nga shfrytëzimi trafikantëve në Tampa.

Sherifi tha se puna e departamentit do të vijojë për gjurmimin si të organizatorëve të prostitucionit, dhe të atyre që me kërkesën e tyre e nxisin atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *