Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Jan Kukuzeli” të Prishtinës, raporton Gazeta Sinjali.
Në një shtëpi në këtë rrugë, djali 24-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, të cilin e ka grushtuar e shqelmuar duke i shkaktuar lëndime trupore.
Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar vet babai 62-vjeçar, i cili ka deklaruar se djali e tij e ka sulmuar fizikisht pas një zënke që patën në shtëpi, duke e goditur me një mjet metalik.