Rast i rëndë: Depresioni e shtynë gruan nga Prizreni të tentojë t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Arbana të Prizrenit, ku në një familje në rrugën “Afrim Bytyqi”, një grua ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali. 

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 38-vjeçare, e cila është dërguar në gjendje të rëndë në spital pasi ka konsumuar medikamente të ndryshme. 

Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka shkuar në Emergjencë për të marrë më shumë informacione.

Zyrtarët policorë kanë zbuluar se gruaja që tentoi të bëjë vetëvrasje vuan nga depresioni dhe si pasojë e gjendjes së saj emocionale ka konsumuar medikamentet. 

Lidhur me këtë ngjarje, Sinjali mëson se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “vetëvrasje në tentativë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *