E pabesueshme! Krijohet embrioni artificial, me tru dhe zemër, por pa nënë dhe pa baba 

Rezultatet e një studimi të botuar nga prestigjiozja “Nature”, janë revolucionare për mjekësinë, ndoshta edhe të frikshme.

Në mënyrë sintetike, hulumtuesit e Cambridge dhe California Institute of Technology kanë zhvilluar një embrion miu “sintetik”, pa pasur nevojën e spermës dhe vezës së prindërve.

Ky embrion zhvilloi organet, një zemër që rreh madje edhe fillimin e trurit, si asnjë herë më parë

“Kjo periudhë e jetës njerëzore është kaq misterioze, kështu që të jesh në gjendje të shohësh se si ndodh në një pjatë – të kesh akses në këto qeliza staminale individuale, për të kuptuar pse kaq shumë shtatzëni dështojnë dhe si mund të jemi në gjendje ta parandalojmë që kjo të ndodhë. – është mjaft e veçantë”, thanë hulumtuesit.

Aktualisht, ligji i Mbretërisë së Bashkuar lejon që embrionet njerëzore të studiohen në laborator vetëm deri në ditën e katërmbëdhjetë të zhvillimit, por nuk ka rregulla rreth embrioneve sintetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *