Ky mësues mban prej 50 vitesh një karrige bosh në klasën e tij, arsyeja do t’u befasojë

Në shkollën e mesme Glenfield në Montclair, New Jersey në SHBA, më saktësisht në klasën e mësuesit Dan Gill qëndron gjithnjë një karrige bosh.

Karriga nuk është për personat që vijnë të ulen, por një kujtesë për mësuesin dhe studentët.

Çdo vit unë jap mësime rreth Martin Luther King Jr. në lidhje me lëvizjen për të Drejtat Civile”, tha Gill për TODAY Parents. “Doja t’i lidhja studentët në një mënyrë personale me atë që do të thoshte kjo.”

Kur ishte nëntë vjeç, tregon Gill, ai dhe miku i tij më i mirë Archie shkuan në një festë ditëlindjeje në ndërtesën e apartamenteve të Gill-it në New York City.

Në momentin që i ranë ziles, nëna e fëmijës që kishte ditëlindjen shikoi Archie dhe tha se nuk kishte më karrige. Gill, i hutuar, i ofroi të ulej në dysheme ose të merrte më shumë karrige.

Gruaja përsëriti se nuk kishte më karrige. Gill kuptoi se Archie nuk ishte i mirëpritur për shkak se i takonte një race tjetër. Djemtë u larguan, të dy duke qarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *