Merret një vendim historik në fushën energjetike për Kosovën

Rrjeti Evropian i Operatorëve të Transmisionit të Energjisë (ENTSO-E) ka vendosur sot të vazhdojë marrëveshjen me ndërmarrjen kosovare, KOSTT, për vazhdimin e marrëveshjes që e mban Kosovën të pavarur nga rrjeti serb i transmisionit të energjisë.

Kështu ka njoftuar sot kryesuesi i Bordit të KOST-it, Jeton Mehmeti përmes një postimi në Facebook.

“KOSTT është ballafaquar me kriza të mëdha financiare te cilat ishin si rrjedhoje e krizës energjetike gjatë vitit 2021 dhe 2022. Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe miqve tanë ndërkombëtar si: Ambasadën Amerikane në Kosovë, Ambasadën Gjermane në Kosovë, USAID, KfW si dhe miqtë tjerë ndërkombëtar”, shkruan ai.

Në vitin 2020, kishte hyrë në fuqi marrëveshja e re e kyçjes mes KOSTT-i dhe ENTSO-E.

Ndryshe, gjatë asaj kohe kryeministër ishte Avdullah Hoti, i cili vet kishte njoftuar për marrëveshjen.

Postimi i plotë:

Pas kalimit të afatit 2 vjeçar të marrëveshjes së kyçjes në mes të KOSTT dhe ENTSO-E, sot 23 TSO nënshkruese të kësaj marrëveshje pas një procesi 20 ditor votuan PRO vazhdimit të saj. Duke konfirmuar edhe një herë se KOSTT sh.a. edhe përkundër te gjitha sfidave me të cilat është ballafaquar gjatë kësaj periudhe ja doli mbanë të jetë i pavaruar nga rrjeti interkonektiv i Serbisë dhe partner i besueshëm edhe i fuqishëm në kuadër të Bllokut Energjetik Kosovë Shqipëri.

KOSTT është ballafaquar me kriza të mëdha financiare te cilat ishin si rrjedhoje e krizës energjetike gjatë vitit 2021 dhe 2022. Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe miqve tanë ndërkombëtar si: Ambasadën Amerikane në Kosovë, Ambasadën Gjermane në Kosovë, USAID, KfW si dhe miqtë tjerë ndërkombëtar.

Bordi i Drejtorëve të KOSTT falenderon të gjithe punonjesit dhe Menaxhmentin e KOSTT për punën dhe perkushtimin.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fjetoni.mehmeti%2Fposts%2Fpfbid02q4NZTJh6EFgiWoGLFX8eaSdof2X9QCCVxdwJGpqe1q1EEAuTiMS7fZoe9RDVKwgSl&show_text=true&width=500

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *