Emri i ‘Teta Gjylit’ të aktorit Osman Azemi është keqpërdorur për muaj të tërë për t’i mashtruar një numër jo të vogël biznesesh në Gjilan e Prizren nga i dyshuari Gentrit Shala, 25-vjeçar, i cili ka rënë në prangat e Policisë. Ai po dyshohet se për muaj të tërë ka vënë në lajthitje disa biznese duke lidhur marrëveshje me ta, prej të cilave ka përfituar shumë të konsiderueshme parash.
‘Sebep’ për arrestimin e tij u bë denoncimi i aktorit Azemi, që pasoi me ndalimin e të dyshuarit dhe kërkesën për caktimin e paraburgimit, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë dhënë detaje ekskluzive se si Gentrit Shala dyshohet se i mashtroi bizneset nga muaji prill
Për gati pesë muaj, i riu po dyshohet se me një plan të detajuar, ës5të prezantuar rrejshëm si përfaqësues i ‘Teta Gjylit’ dhe ka arritur të përfitojë kundërligjshëm shumë të ndryshme të parave.
Rreth pesë biznese që veçse janë identifikuar, por sipas bur9imeve të Sinjalit ky numër pritet të rirtet, kanë paguar Shalën në shuma prej mbi 150 euro gjoja se për hapësirë reklamimi te seriali i aktorit Azemi, që është transmetuar në televizioni Klan Kosova.
Ndaj tij, Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit, nën dyshimin se duke u prezantuar si regjisor i këtij televizioni, me qëllim përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka vënë në lajthitje disa kompani.
Sinjali mëson se ai ka lidhur kontrata me pronarët e dy salloneve të ondulimit, “Medina Beuaty Center” dhe “Molina”, si dhe kompanisë “Ari Qermika”, në atë mënyrë që duke u thirrur në emër të rolit ‘teta Gjyli’ të aktorit Osman Azemi për serialin ‘N’kafe’, ka lidhur kontrata bashkëpunimi dhe u ka marrë shumë ta ndryshe të të hollave, duke filluar nga rreth 200 euro.
Pasi organet janë vënë në dijeni në lidhje me rastin, kanë nisur hetimet dhe pista pritet të zgjerohet, ashtu që deri më tani janë mbledhur prova që dëshmojnë se Shala ka kryer veprën penale “mashtrimi”.
Burimet thonë se ndaj tij është ngritur edhe kallëzim penal dhe së shpejti i dyshuarit pritet të dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake, ku do të merret vendimi në lidhje me kërkesën e Prokurorisë.