Futbollisti italian, Giovanni Padovani, është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka vrarë ish të dashurën e tij, 56-vjeçaren Alessandra Matteuzi.
Sipas mediave italiane Padovani ka qenë duke e pritur ish të dashurën pranë banesës së saj dhe sapo ajo është afruar ai e ka qëlluar me çekiç duke e lënë të vdekur.
Motra e Mateuzzit ka rrëfyer për mediat italiane, se ajo ka dëgjuar vetëm një fjalë “Mos Giovanni”, ndërsa ishte duke folur në telefon.
“Ajo po fliste në telefon me mua. Ajo doli nga makina dhe filloi të bërtiste: jo Giovanni, jo, të lutem, ndihmë. Isha në telefon, menjëherë thirra karabinierët që mbërritën me shpejtësi. Unë jetoj 30 kilometra larg. Në fund e goditi për vdekje”, rrëfeu motra e viktimës për mediat.
Me të mbërritur policia, Padovani është vetëdorëzuar dhe është arrestuar me akuzën e vrasjes me dashje.
Kur lajmi u përhap mëngjesin e sotëm, fqinjët e Sandrës thanë, përpara një trotuari që mbante ende gjurmët e krimit, se Padovani kishte pasur një lidhje me 56-vjeçaren.
Pasi raporti kishte përfunduar dhe i riu është refuzuar vazhdimisht prej saj, ai kishte filluar ta përndiqte, deri në atë pikë sa Alessandra e kishte denoncuar, duke marrë një vendim kufizimi për Padovanin.
I lindur në Senigallia (në provincën e Ankonës), Padovani ka patur një karrierë të shkurtër në Serinë D, ku luajti për Troina Calcio, Giarre dhe tani luante për klubin siçilian Sancataldese.