“Teta Gjyli” keqpërdoret për të mashtruar bizneset në Gjilan e Prizren, bie në pranga të policisë “përfaqësuesi” i saj 

Jo rrallëherë kompanitë e ndryshme në Kosovë bien pre e mashtrimeve nga persona të cilët përfitojnë prej tyre shuma të konsiderueshme parash. Një rast i tillë iu ka ndodhur së fundmi disa bizneseve në Gjilan e Prizren që i mashtroi një person që e keqpërdori emrin e ‘Teta Gjylit, duke u prezantuar rrejshëm si përfaqësues i saj. Sinjali mëson se bëhet fjalë për nj♪7 25-vjeçar, i cili tashmë ka rënë në prangat e Policisë. 

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari G.Sh., (emër i njohur për redaksinë) është prezantuar si pronar i kompanisë ‘Teta Gjyli’ që është në pronësi të aktorit Osman Azemi dhe kështu ka vënë në lajthitje disa biznese. 

I dyshuari ‘marrëveshjet’ që i ka bërë me këto kompani kanë qenë gjoja se për marketing gjatë serialit ‘Teta Gjyli’ që do të transmetoheshin në televizionet në Kosovë.

Mashtrimi i tij u zbulua, me ç’rast i dyshuari u shoqërua në Polici, ku u përball me veprën që ngarkohet.  

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij kanë nisur hetimet për mashtrim dhe i njëjti është dërguar në ndalim policor për 48 orë. 

/GazetaSinjali/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *