Motrat Arapi prishën qetësinë e Bilishtit: Reklamojnë luksin në Instagram, prindërit iu jetojnë në shtëpi të dhuruar nga bamirësit 

Ditën e djeshme dy motrat nga Bilishti, Deizi Arapi dhe Xhesika Arapi, 27 dhe 23 vjeç u ndaluan nga policia për prishje të qetësisë publike. 

Dy motrat Arapi nën efektin e alkoolit kanë bërtitur dhe ofenduar qytetarët e Bilishtit ndërkohë që ecnin me makinë. Edhe kur janë ndaluar nga policia dy motrat nuk i kanë kursyer të sharat as ndaj tyre.

Në rrjetet sociale këto dy motra reklamojnë jetën luksoze me makina të shtrenjta, veshje të bukura dhe pushime të shumta. Edhe në Bilisht, ato janë të njohura për sjelljen e tyre “gangstere” dhe jetën e shfrenuar të natës.
Por duket se rrjetet sociale janë vetëm një fasadë pasi dy motrat jetojnë në një lagje periferike të qytetit të Bilishtit. E ëma e tyre rreth një vit më parë bënte thirrje për t’i ndërtuar shtëpinë pasi jetonte në skamje.


Ndërkohë babai i dy motrave prej vitesh është i paralizuar dhe nevojë për kujdes të vazhdueshëm nga bashkëshortja e tij. Kjo e fundit, një vit më parë tregonte në media se jetonin me fitimet e nxjera nga mbledhja e lajthive ne fushat e Devollit dhe me lekët e kempit të bashkëshortit.
Duke bërë apel për një shtëpi të re ajo tregonte ka punuar si sanitare në shtëpi e hotele të ndryshme. Pas shumë apeleve dhe lutjeve, dëshira e saj për të patur një shtëpi të re iu bë realitet falë donacioneve të ndryshme.

Pikërisht në atë shtëpi në Devoll jetojnë dy vajzat problematike që janë kthyer në shqetësim për banorët duke mos respektuar rregullat e komunitetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *