Mbrëmjen e 17 gushtit kishte ndodhur një përleshje mes disa personave në kalanë e Prizrenit, ku kanë mbetur të lënduar rëndë dy prej tyre. Dy të rinjtë dyshohet se u therën me thikë nga tre persona tjerë që u arratisën menjëherë nga vendi i ngjarjes. Të dyshuarit fillimisht ishin të panjohur, por ata më pas u identifikuan nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se të dyshuarit Leonard Prenqi dhe Leonard Domgjoni janë arrestuar ditën e sotme në Prizren.
Sinjali mëson se është kryer bastisje në shtëpinë e Domgjonit, ku është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri.
Domgjoni dhe Prenqi me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa i dyshuari i tretë ende ndodhet në arrati.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.