Një aksident tragjik është regjistruar në Halkidiki të Greqisë.
Sot në orët e para të mëngjesit, një makinë është përplasur me një kamion.
Shoferi i makinës ka qenë një 29-vjeçar shqiptar i cili humbi jetën.
I riu u dërgua në spitalin Polygyros, por kishte ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.
Aksidenti ka ndodhur në orën 6:50 të mëngjesit të sotëm në km 23 të rrugës N. Moudania – Sithonia.
Mjeti i shqiptarit është përplasur me një kamion që drejtohej nga një 48-vjeçar.
Ky i fundit është lënduar, por ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia greke ka shkuar në vendin e ngjarjes ku po heton shkaqet e aksidentit tragjik me një viktimë nga Shqipëria dhe një të plagosur.