Kemi dëgjuar plot raste tradhtie. Femrat dhe meshkujt zgjedhin të tradhtojnë kur nuk plotësohen 100 % nga partnerët e tyre.
Shkenca ka nisur të studiojë më së shumti fenomenin e tradhtisë, ndërsa sipas një studimi të faqes së marrëdhënieve jashtë martesore, Victoria Milan, ka një moshë që gratë kanë më shumë gjasa të tradhtojnë.
Kur themi tradhti, të gjithë mendojnë se këtë e bëjnë 20 vjeçaret, por në fakt sipas shkencës, femrat tradhtojnë kur janë në moshën 37-vjeç.
Po, po e lexuat mirë!
Të gjithë ju që keni gra bëni kujdes kur ajo të festojë 37-vjetorin e saj.
Themi këtë pasi sipas shkencës, mosha mesatare e femrave që tradhtojnë në gjithë botën është 36.6, saktësisht 7 vjet pas martese, duke pasur parasysh që mosha mesatare e martesës është 29-vjeçe.
Sigurd Vedal, themelues i Victoria Milan, shpjegon pse ai mendon që femrat e martuara tradhtojnë.
“Ndoshta ngaqë bashkëshorti i tyre nuk u jep vëmendjen dhe respektin që dëshirojnë. Ndoshta ato ende dashurojnë partnerët e tyre, por ka pak vanitet në martesë…Cilado qoftë arsyeja, tradhtia i ndihmon të martuarat të rizbulojnë gjallërinë e jetës, sensualitetin e tyre, pasionin fizik që u ka munguar. Këto janë nevoja universale, dhe kënaqësi seksuale është diçka që miliarda prej nesh kanë të përbashkët, pavarësisht ndryshimeve të tjera që kemi”, thotë Vedal.