Bllokohet ashensori në Aktash, brenda mbesin një grua me fëmijë 

Një grua dhe një fëmijë ka mbetur në ashensorë në banesën në lagjen Aktash në Prishtinë, përkatësisht hyrja A3.

Në fotot e dërguara në redaksinë e Gazetës Insajderi, shihet një grua e cila është ende në ashensorë duke pritur që njësitë kompetente t’i vijnë në ndihmë.

Sipas burimeve të Insajderit, fëmija ka arritur të dalë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zjarrëfikësit.

Insajderi do të ju mbajë të informuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *