Reperja e njohur kosovare shtatzënë? 

Rina Balaj është një prej artisteve më të dashura shqiptare, e cila ka qenë mjaft e komentuar si për jetën personale ashtu dhe për atë private. Rina, e cila e nisi karrierën e saj si repere, është prej disa vitesh në një lidhje me artistin shqiptar që jeton në Greqi, SinBoy.

Janë njohur kur punuan bashkë për këngën “Gigi” dhe tanimë numërojnë disa hite bashkë. Por përtej projekteve muzikore, Rina duket se po mendon ta çojë lidhjen në një tjetër stad. Së fundmi, ajo ka ndarë një video ku shfaqej me një mace që kishte vendosur putrën në belin e saj.


Më pas, ajo ka publikuar një mesazh që ka marrë nga një ndjekëse, e cila shpjegon një bestytni që lidhet me macen. Sipas saj, kur një mace bën këtë veprim, tregon se personi të cilit po ia prek belin është shtatzënë. Ndoshta Rina dhe partneri i saj po mendojnë të kenë një fëmijë bashkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *