Është ndarë nga jeta gati dy muaj pasi u plagos rëndë me armë zjarri, 42-vjeçari Muhamet Juniku nga fshati Dujakë e Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmi u bë i ditur përmes postimeve të familjarëve në rrjetin social Facebook.
Juniku nuk ka arritur që t’u mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit e cila dyshohet se u shkrep nga Shpejtim Knushi.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.