Vera ka ardhur dhe ndonëse herë pas here ka edhe ndonjë rrebesh shiu, duket se vapa “i ka dhënë rezultatet e veta”. Kështu një qytetar që po udhëtonte pasditen e sotme në autostradë pranë kavajës ka ngelur i befasuar kur është përballur me një skenë jo fort normale.
Përpara mjetit të tij ishte një fuoristradë tip BMW nga e cila kishin dalë jashtë tre vajza të reja. Dy prej tyre kishin dalë nga dritaret anësore ndërsa e treta nga tavani panoramik i mjetit.
Vajzat dukeshin se nuk pyesnin për asgjë, ndonëse një veprim i tillë konsoiderohet i rrezikshmë jo vetëm për shëndetin e tyre por edhe të përdoruesëve të tjerë të rrugës.
Gjithsesi duket se vajzat po ia kalonin mirë dhe duke zbatuar parimin se “jeta osh qejf”.