Vetura godet motoçikletën në Podujevë, 38-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:30 në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë shoferi i veturës, i cili dyshohet se u godit nga vetura që po e drejtonte një 62-vjeçar.

37-vjeçari është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ku po vazhdon trajtimin mjekësor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *