Gjujna me pare, na gjujna me pare. Veç një fjalë e ta blej krejt mahallën”, ky është një prej refreneve me të famshme të reperit. Por, pasuria e tij që pretendon se vlen për blerjen e një komplet një lagjeje është dëmtuar dje nga Doganat e Kosovës. I është shqiptar një gjobë në vlerë prej afro 5 mijë euro apo më saktësisht 4 mijë e 562 euro.
Gazeta Insajderi ka zbuluar se Azetit i janë ndaluar 18 mijë e 250 euro në pikën kufitare në Vërmicë të hënën e 22 gushtit.
Personat që ndodheshin në veturë kanë deklaruar se nuk kanë asgjë, por pas kontrolleve të realizuar janë gjetur parat e pa deklaruar, janë gjetur në çantën e krahut të njërit prej tyre.
“Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-es”, thuhej në njoftimin e doganës.
“I ka të ndalume krejt paret” i kanë thënë Insajderit burimet të sigurta pranë Doganë së Kosovës.
Vetura me të cilën po barteshin parat ishte me targa të Kosovës.
“Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës. Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Doganës përcjell Insajderi.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid06P8DMMc2eUh6jPYttRfnbXT3qVJP8Yh2i55qv2NCKppnAa9BNpFSzqBW7ASj8yUZl%26id%3D307980995900665&show_text=true&width=500
Ndërkohë që pjesa tjetër e të hollave është ndaluar deri në përfundimin e procedurave hetimore.
Gazeta Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga menaxheri i këngëtarit, Granit Musa i njohur si Azet, Jetmir Agaj por i njëjtit deri tani nuk ka qenë i çasshëm.