Përgjigja e PM që përloti Sarën 


Shumë pyetje ka pasur për PM nga fansat e tij, e sigurisht, po shumë prej tyre kanë qenë të dedikuara për Sarën.

Një ndër ndjekësit e DJ-it ka shfrytëzuar momentin duke e pyetur atë mbi një gjë që shumë, po shumë e kanë në mendje.

Fjala është për faktin se përkundër që në lidhje, Sarah dhe PM nuk postojnë foto të shpeshta me njëri-tjetrin, madje në profilet e tyre, një e përbashkët, mungon ende.

“Se e di ajo sa e du pa foto hiq. Kështu që nuk ka nevojë me nxjerrë foto për me tregu sa e du sepse prapë po them, ajo e di sa e du unë” – është shprehur PM.

Kjo duket ta ketë emocionuar Sarën që e ka ripostuar përgjigjen e tij shoqëruar me zemra dhe sytë me lot.

Ndryshe, PM aktualisht gjendet në Tiranë, pikërisht pranë Sarës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *