Dy grupe të rinjsh janë konfliktuar dhunshëm në bregdetin e Karamürsel, Turqi për arsye të paditura.
Pasi sherri verbal u tensionua shpejt, palët filluan të godasin me shqelma dhe grushta njëri-tjetrin. Disa persona të prekur nga gjuajtjet humbën ekuilibrin dhe ranë në tokë.
Një person i rënë përtokë është goditur shumë herë me shkelma nga personat e grupit tjetër. Arsyeja e sherrit ishte se njëri prej djemve pretendonte se dikush nga grupi tjetër i kishte bërë foto një të afërme të tij fshehurazi.
Kur personi që tentoi të ikte është rrëzuar përtokë, është goditur me shkelma dhe rrahje nga grupi tjetër.
Sherri është qetësuar nga disa qytetarë të cilët kanë ndërhyrë. Sherri është filmuar me celular nga disa qytetarë në plazhe.