Para Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën Veriore janë mbledhur një grup qytetarësh të komunitetit serb.
Siç raporton kjo media, disa qytetarë nuk e dinë se pse janë grumbulluar.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë ende detaje për këtë grumbullim qytetarësh para Stacionit të Policisë.
Rruga është e hapur për qarkullim, pasi ishte bllokuar për një kohë të shkurtër në pjesën e poshtme nga një mjet civil.
Aty gjenden edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, për ta monitoruar situatën.
Nuk dihet cila është arsyeja e këtij grumbullimi.