Sot gjatë një operacionit që i ishte nënshtruar në spitalin privat ‘Ortomedica’ në Prizren ka vdekur një 65 vjeçare
Vdekja e 65 vjeçares po cilësohet e dyshimtë, për çka është njoftuar edhe Policia.
Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga spitali dhe kanë thënë se pacientja ka vdekur në fund të operacionit, për çka ata thonë se janë të sigurt që është vdekje natyrale.
Familjarët po dyshojnë për vdekjen.
Dyshimet e familjarëve për trajtim të pandërgjegjshëm e kanë shtyrë spitalin ta njoftojë Policinë.