Psikologia shqiptare tregon se cili është shkaku kryesor i divorceve të shumta…

Ka shumë kohë që kërkesat për divorc në Shqipëri janë rritur konsiderueshëm dhe në çdo vit ka rritje të kërkesave që çohen në gjykatë.

Kjo ishte deklarata e avokatit Redi Ramaj. Ai tha se shkaqet janë të shumta duke nisur nga problemet ekonomike, tradhtitë apo veset.

Sipas avokatit alkooli, bixhozi dhe dhuna në familje janë disa nga rastet kryesore kur vjen puna te divorcet.

Ramaj theksoi se po i njëjti trend rritës nuk është vetëm në Shqipëri, por dhe në Bashkimin Evropian.

Ndërkohë  psikologia Oriola Plaku foli për ndikimin e pandemisë në psikologjinë e çifteve dhe e cilësoi si shkak për ndarje, por nuk la pa përmendur dhe teknologjinë, që po zë një pjesë të konsiderueshme të kohës së gjithësecilit. Komunikimi po zbehet e sipas psikologes ky mund të jetë një faktor që ndikon negativisht marrëdhënien në çift.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *