Dalin detaje të reja për ngjarjen e sotme ku një punëtor humbi jetën: Punëtori ishte duke….

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikqi, ka thënë se punëtori i ndjerë i cili e ka humbur jetën sot në vendin e punës në Prishtinë, ishte duke suvatuar në pjesën e jashtme të objektit në katin e gjashtë.

Ai ka theksuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorati menjëherë dhe janë duke u marrë me rastin në fjalë.

“Me të marrë informatën, Divizioni i Koordinimit Rajonal – Prishtinë, ka ngarkuar me rastin inspektorin e punës Agron Llullunin”.

“Nga provat fillestare në vendin e ngjarjes është konstatuar se punëtori i ndjerë ka qenë duke suvatuar në pjesën e jashtme të objektit në katin e gjashtë nga ku edhe ka rënë për të përfunduar tragjikisht. Inspektimi është në proces nga inspektori I punës”,ka thënë Nikqi, njofton KlanKosova.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *