Rrëzohet kulmi i shkollës fillore në Lipjan

Moti në ditët e fundit ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në disa pjesë të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Një gjë të tillë e ka shkaktuar edhe në shkollën fillore “Ernest Koliqi”, në Babush të Muhaxherëve, në qytetin e Lipjanit, ku si pasojë e erërave të forta është rrëzuar kulmi i shkollës.

Në adresë të Gazetës Sinjali, një sinjalizues i ka dërguar pamjet, ku shihet se si janë dëmtuar disa objekte dhe lisa në hapësirat e shkollës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *