Pompa EXFIS në Komoran sërish cak i hajnave, të maskuar e me kallashnikov grabisin rreth…

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në orët e mëngjesit, në pompën e derivateve EXFIS në Komoran.

Sinjali mëson se hajnat e maskuar dhe të armatosur kanë arritur t’i plaçkitin rreth 1 mijë euro nga kjo pompë dhe më pas janë larguar në një drejtim të panjohur.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se grabitja u krye nën kërcënimin e një kallashnikovi, armë kjo të cilën e mbante njëri nga të dyshuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *