Pamjet e një sherri mes 4 personave po bëjnë namin në rrjet. Në një video që po bën xhiro nëpër rrjete sociale shihet se si tre policë të Arkansas në SHBA dhunojnë brutalisht një burrë të cilin e kanë shtrirë në tokë.
Sherifi i qarkut Crawford Jimmy Damante informoi qytetarët se incidenti është nën hetim dhe se tre oficerët nga departamenti i tij i përfshirë janë pezulluar. Sipas policisë, paraditen e së dielës u raportua që një person po kërcënonte një punonjëse dyqani në zonën e Mulberry.
Kur oficerët shkuan për të folur me të dyshuarin, ai goditi me grusht në pjesën e pasme të kokës zëvendësin e një sherifi. Në video shihen tre policë dhe një burrë, ku njëri e godet me grusht të dyshuarin në fytyrë, tjetri e mban duke e fiksuar në tokë dhe një i tretë e gjunjëzon në këmbë.
https://mobile.twitter.com/MitchellMcCoy/status/1561474959347970048?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1561474959347970048%7Ctwgr%5E560de31511307fd8d1b2ac15022bd2045ea4a915%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https://joq-albania.com/artikull/1055033.html&mibextid=ghrler