Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Xheladin Nushi”, në Gjakovë, ku si pasojë e energjisë elektrike, një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali.
Rasti dyshohet se ka ndodhur mbrëmë, kur fëmija ka rënë në kontakt me rrymën, pasi ka prekur bojlerin, në banjon e shtëpisë.
Ky rast ka tronditur familjen, e cila menjëherë e ka dërguar vogëlushin në spitalin rajonal “Isa Grezfa”, ku përkundër intervenimeve të mjekëve, për shkak të gjendjes së rëndë, fëmija ka humbur jetën.