Mbrëmjen e 22 qershorit një helikopter është rrëzuar në Virxhinia të SHBA-ve.
Sipas medieve lokale si pasojë e rrëzimit të helikopterit kanë ndërruar jetë gjashtë personat që ishin në bord.
Shërbimi I Emergjencave të Qarkut Logan, ku u rrëzua helikopteri Bell UH-1B, tha në një postim në Facebook se Rruga “17” në zonë ishte mbyllur për shkak të rrëzimit të avionit.
Ray Bryant, shefi i shërbimeve të urgjencës në Logan, tha se gjashtë persona t që ndodheshin në bordin e helikopterit ndërruan jetë, megjithëse shkaku i aksidentit nuk është zbardhur ende.