Gerard Pique nuk fshihet më, puthje e përqafime në publik me të dashurën e re

Gerard Piqué dhe e dashura e tij e re, Claria Chía Marti, u panë duke u puthur në një koncert.

Pamjet dolën në dritë në rrjetet sociale të programit El Gordo y la Flaca (Univisión), ku disa orë më parë konfirmuan se çifti kishin lidhje që në shkurt, kur ai ishte ende me Shakirën.

Çifti injoruan kamerat dhe i dhanë shumë dashuri njëri-tjetrit teksa dëgjonin këngët e Dani Martinit, i cili ofroi një koncert pranë Pirenejve.

Të gjithë nëpër rrjete sociale po befasohen me ngjashmërinë e madhe të Clarias me Shakirën, ish-partneren e Piques.

Pranë tyre ishte edhe babai i Gerard Pique. 

Fotoja e parë e supozuar e Pique dhe Clara Chía duke u puthur.  (Foto: instagram/elgordoylaflaca)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *