U shfaqën në Zvicër, shihen edhe në Gjakovë: Çfarë është “zinxhiri i dritave” në qiell që po shqetëson njerëzit?

Një objekt i panjohur u pa mbrëmë para orës 22:00 në Zvicër, i cili u pa edhe në Gjakovë.

Një qytetar ka thënë se kjo “vijë” ka zgjatur rreth 10 sekonda dhe pastaj është zhdukur.

Albinfo sot raportoi se “zinxhiri i dritave” u kujton shumë njerëzve një yll gjuetar, megjithëse duket shumë i ngadalshëm për këtë.

Të tjerë dyshojnë për të huajt pas saj. Ndërsa disa të tjerë mendojnë se janë satelitët Starlink të SpaceX. Këta të fundit mund të kenë të drejtë, raporton 20min.

Sipas faqes së internetit Findstarlink.com, satelitët, të cilët duken si “vargjet e perlave”, ishin të dukshëm mbi Zvicër të shtunën.

“Zinxhiri i dritave” u zhvendos “shpejt në jug”, raportoi një lexues.

Shumica e raporteve erdhën nga kantonet e Bernës, Bazelit, Cyrihut dhe Aargaut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *