Sot po shënohet 5 vjetori i vdekjes së kryeministrit të parë të Kosovës, Dr. Bajram Rexhepi.
I ndjeri me profesion ka qenë doktor ndërsa kariera e tij ishte e bërë e njohur kur kishte marrë udhëheqjen e Qeverisë së Kosovës, menjëherë pas lufte.
Ish kryetarin e Mitrovicës, e ka kujtuar edhe vajza e të tij, Vanesa Rexhepi, e cila përmes një postimi ka shprehur dhimbjen e saj për mungesën e babait.
Postimi i plotë:
Sot u ben 5 vite prej ikjes t’babit ne amshin.
Hala gjithcka e fresket, hala plaga ime e fresket e e pasheruar sepse une qe 5 vite se kam ate qe e doja me se shumti. Vazhdoj t’a dua me shume se gjithcka ku askush sja ze vendin dot.
E shoh shpesh ne anderr. E di qe e ka marre malli shume per mua e aty njejte po cmallem edhe une…. Ohhhh osht kaaaaq i vertete ku sdu hiq me u zgju e me u nda prej tij, prej zonit e aromes se tij e ku menzi pres me e pa prap. Osht hala i njejti babi im.
Cdo vit’ shkruaj ashtu qysh ndihem, cdo vit’ me gjene ndryshe, e ky 5 vjetor me gjene tu i permbushe deshirat e babes, aty ku ai te jete i kenaqun, e ku ai sdo te shqetesohet me asnjehere per mua.
Ai ka qene gjithmone e vetmja arsyje, udheheqesi i rrugetimit tim e i tille do te jete deri ne fund.
Babi im.