Momenti kur Joshua shpërthen në lot pasi u mposht nga Usyk

Boksieri Anthony Joshua nuk mund t’i ndalonte lotët në konferencën për media, pas disfatës që pësoi nga Oleksandr Usyk të shtunën mbrëma. Ai deklaroi se ndihet i mërzitur dhe se nuk është krenar me veten.

“Është me të vërtetë e vështirë të them që jam krenar me veten. Nuk ndjej asgjë, jam i mërzitur thellë në zemër”, deklaroi ai, derisa nisi të qante.

Oleksandr Usyk e ka mposhtur për herë të dytë Anthony Joshuan, duke i mbrojtur kështu titujt e botës në peshën e rëndë në boks profesionist në versionet WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Sikur në meçin e parë në Londër, edhe kësaj radhe lëvizjet dhe teknika e Usykut nuk gjetën përgjigje nga Joshua.

Meçi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Jeddah të Arabisë Saudite përfundoi me fitore me pikë për Usykun. Dy anëtarë të jurisë i dhanë fitore Usykut me rezultat 116:112 dhe 115:113, ndërsa njëri Joshuas 115:113.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *