“Filleri” i buzëve “REVOLAX” po kontrabandohet dhe po rrezikon shëndetin e femrave nga Kosova

Tregu i estetikes po e rrezikon shëndetin e pacienteve me produkte kontrabandë dhe të ndaluara.

Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës të mërkurën me daten 10 Gusht kanë kryer një operacion në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, ku kanë ndalur një autobus të linjës Prishtinë – Tirane.

Gjate kontrollit jane zbuluar mallrat e fshehura të cilat tentoni të kontrabandohen përmes autobusit dhe me këtë rast janë gjetur mallra të padeklaruar, respektivisht medikamente si në vijim: Injeksione REVOLAX DEEP with LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX SUB-Q LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX FINE LIDOCAINE – 5 copë, Tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” 1×300 – 16 pako  dhe xhama me dioptri të ndryshëm”, thuhet në njoftimin e doganës.

Situata bëhet edhe me e tmerrshme kur lloj i fillerëve dermal REVOLAX që përdoren për injektim në buzë dhe fytyrë, i cili nuk është i lejuar në Evropë gjendet në këtë ngarkesë pasi që nuk e ka cilësinë dhe sigurinë e duhur për vënien në treg.

Dogana sipas procedurave ka konfiskuar produktet dhe ka vazhduar me procedurat kundravajtese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *