Çfarë ndodhi? Një ambulancë mbërrin në rezidencën ku do zhvillohet dasma e Jennifer Lopez dhe Ben Affleckit

Një incident i papritur ka “mjegulluar” për pak imazhin magjepsës që është krijuar për dasmën e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck. Një ambulancë ka mbërritur në rezidencën, ku do të bëhet dasma për shkak të një aksidenti që nëna e Ben pati në pronën e djalit të saj në Georgia.

Sipas një burimi të cituar nga Daily Mail, nëna e aktorit të njohur është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në këmbën e saj. Menjëherë pas incidentit, Ben Affleck thirri një ambulancë për të marrë nënën e tij.

Çifti Affleck-Lopez u panë jashtë spitalit, dhe Ben duke ndezur një cigare jashtë ndërtesës. Sipas Daily Mail, incidenti nuk ngjall shqetësim.

Ben Affleck, Jennifer Lopez relax at 'old school' coffee shop ahead of  extravagant 3-day wedding | Fox News

Mediat ndërkombëtare raportojnë se ambulanca ka mbërritur në godinë rreth orës 12:00 të mesditës dhe ka qëndruar aty për 20 minuta para se të nisej për në spital.

Ambulanca është larguar e shoqëruar nga forcat e policisë. Kuptohet që provat e dasmës u shtynë.

Ben Affleck ve Jennifer Lopez evlendi: 'Hayatımızın en mutlu gecesi' - BBC  News Türkçe

Gjatë fundjavës do të zhvillohet dasma e shumëpritur. Çifti, i cili rreth një muaj më parë shkëmbyen betimet e dashurisë dhe besnikërisë së përjetshme në një ceremoni private në Las Vegas, po përgatiten të festojnë dashurinë e tyre dhe të zyrtarizojnë lidhjen në një event të madh treditor me të dashurit e tyre në pasurinë e aktorit në Riceboro, Georgia. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *