Sipas statistikave te analizuara në 6 mujorin e vitit 2022 qeveria Kurti nuk ka rrealizuar asnjë investim kapital apo 0% investime kapitale.
Nga mbi 26 milionë euro buxhet që kanë Ministria e Ekonomisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë , Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal shuma e investimeve eshte 0€ !
Qeveria Kurti si qeveri e prezentuar për ndryshim dhe zhvillim ekonomik siç duket po e sheh ndryshe situaten nga kolltuku qeverisës.
- MINISTRIA E EKONOMISË, e drejtuar nga Artane Rizvanolli, me buxhet vjetor për investime kapitale prej 16,154,144 Euro, i ka shpenzuar 0 %.
- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e udhëhequr nga Rozeta Hajdari me buxhet për investime kapitale prej 4,470,000 euro, në 6 mujorin e parë ka realizuar 0 % në këtë kategori
- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që drejtohet Elbert Krasniqi e cila ka buxhet për këtë kategori në shumën prej 5,455,000 euro, po ashtu e ka 0 % realizimin e projekteve kapitale;
- Ministria e Zhvillimit Rajonal, e udhëhequr nga Fikrim Damka ka buxhet prej 1,760,000 euro, ndërsa realizimi është 0.