Futbollisti i Manchester City-t, Benjamin Mendy është akuzuar për tetë përdhunime, sulme seksuale dhe tentativa për përdhunim.
Francezi po gjykohet në Britaninë e Madhe, atje dhe ku janë ngritur akuzat ndaj tij. Në Gjykatën Chester Crown në Angli, Mendy akuzohet për tetë ngjarjen që kanë ndodhur nga 2018-2021.
Një nga shtatë gratë që e akuzuan Mendy-n për përdhunim i tha jurisë prej tetë burrash dhe gjashtë grave se futbollisti mburrej se kishte kryer marrëdhënie seksuale me 10 mijë gra, pasi e kishte përdhunuar tre herë dhe e kishte lënë të gjakosur.
“Nëse nuk i tregon askujt asgjë, mund të vish këtu çdo natë”, është ajo që mendohet se i ka thënë Mendy gruas.
“Oh, ju jeni shumë e turpshme,” pohoi ajo se tha Mendy, duke shtuar se “Dhe unë thashë ‘Jo, nuk jam e turpshme. Thjesht nuk dua të bëj seks me ty”.
Më pas futbollisti besohet se i ka thënë “Mirë. Unë kam bërë seks me 10 mijë gra. Është në rregull”.
20-vjeçarja e akuzon Mendy-n se ai e ka mbyllur në një dhomë, ku më pas e ka përdhunuar tre herë. Ngjarja ka ndodhur në tetor të 2020.
Dënimi që mund të përballet Mendy mund të variojë nga pesë deri në 20 vjet burg, megjithëse ai mund të përballet dhe me një dënim të përjetshëm.