Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në autostradën Ibrahim Rugova.
Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një person, teksa katër të tjerë janë lënduar.
Policia e Kosovës është deklaruar për aksidentin me fatalitet
“Sot, më 19.08.2022, rreth orës 13:30, në autostradë drejtimi Vërmicë-Gjurgjicë (kilometri i 56-të), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë pësuar lëndime. Policia dhe ekipe tjera kanë dalë në vend-ngjarje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Pamje nga aksidenti: