Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici për rrahje mes qytetarëve, të cilat shumë herë kanë përfunduar tragjikisht. Kjo është shndërruar në një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në qytetin e Prizrenit, ku një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një rrahje.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë të ditur se një 32-vjeçar është dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi kishte të thyera eshtra dhe dhëmbë si dhe lëndime të dukshme në fytyrë.
Stafi mjekësor ka intervenuar menjëherë, ndërkohë që kanë njoftuar edhe Policinë e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë intervistuar 32-vjeçarin.
Para hetuesve policorë ai ka rrëfyer gjithë ngjarjen, ku ka bërë të ditur se për shkak të rivalitetit se kush pret dru më mirë, ai është rrahur me një bashkëmoshatar.
I dyshuari është identifikuar nga Policia dhe është arrestuar, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe është dërguar në mbajtje për 48