Policia e Kosovës po e kërkon këtë person nga Peja, ja për çfarë akuzohet 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: 

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është: • BESNIK (Bajram) LAJQI i lindur me 07.04.1984 në Malaj- Rugovë.I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:• “Fajde” dhe• “Detyrim”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë- E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *