Kosovarët si merakli të armëve të zjarrit, nuk përtojnë t’i shkrepin ato nëpër ahengje familjare e evente të ndryshme. Kjo përpos që është e kundërligjshme, është edhe shumë e rrezikshme.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në fshatin Dobrajë e Madhe e komunës së Lipjanit, ku natën vonë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Sinjali mëson se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në disa persona që po festonin për pensionimin e të zotit të shtëpisë. 65-vjeçari kishte deklaruar se ka qenë njëri nga mysafirët ai që ka shtënë me armë zjarri.
I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.
Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“