Mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Breznicë të komunës së Obiliqit, ka ndodhur një ngatërresë mes disa personave të cilët kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se në ngjarje dyshohet se janë përfshirë nipi i cili u rrah me axhën e tij, e më pas u përfshi edhe djali i axhës i cili e pësoi keq, pasi mori lëndime trupore. Për këtë ai u dërgua në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq e më pas u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, me ç’rast kanë arrestuar dy personat e dyshuar të cilët i shoqëruan në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit ndaj tyre është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe i dyshuari 40-vjeçar është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa axha i tij është liruar në procedurë të rregullt.