Të rinjtë e Japonisë po pinë gjithnjë e më pak alkool, krahasuar me prindërit e tyre.
Trendi duket se ka dhënë pasojat e para tek taksat e pijeve dhe për ta ndryshuar këtë, të rinjtë po inkurajohen për të pirë më shumë alkool, veçanërisht sake, pija alkoolike tipike japoneze e bërë nga orizi i fermentuar.
Fushata “Sake Viva!” po shpreson që përmes saj procesi i pijes të bëhet gjithnjë e më interesant dhe industria të lulëzojë.
20 deri në 39-vjeçarët do të ndajnë idetë e tyre të biznesit për të nxitur kërkesën mes bashkëmoshatarëve të tyre.
Grupi që drejton konkursin për autoritetin tatimor thotë se zakonet e reja – të formuara pjesërisht gjatë pandemisë Covid-19 dhe një popullsi në plakje kanë çuar në një rënie të shitjeve të alkoolit.
Qëllimi i fushatës së re është që pjesëmarrësit të vijnë me promovime, ide dhe plane konkrete duke përfshirë edhe inteligjencën artificiale, vetëm që industria e alkoolit të shohë rritje.
Kjo është shoqëruar me kritika nga media japoneze sepse promovon zakone jo të shëndetshme për të rinjtë.